MENU
klinika

Monumenti pellazgjik

Lapidar i Lemnosit

30.03.2020 - 06:17

Sipas studiuesit të njohur, Muharrem Abazaj, autor i librit “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip” që ka dhënë një kontribut të veçantë në mbrojtjen e tezës pellazgjike të shqipes, një nga monumentet që tregojnë tezën e tij se shqipja vjen nga pellazgjishtja është dhe Lapidari i Lemnosit.

Mbishkrimi është gjetur në ishullin Lemnos të Greqisë, i cili sipas autorëve të antikitetit, ka qenë banuar herët nga pellazgët. Po i referohemi Herodotit “Athinasit dëbuan më parë pellazgët nga Atika, pasi u kishin rrëmbyer arat. Këtë e kishin bërë nga që pellazgët i kishin bërë shumë pjellore ato toka dhe ata ua morën përsëri. Pellazgët atëhere shkuan dhe u vendosën në Lemnos”. ( Ilirët dhe Iliria. Të autorëve antikë, Herodoti, Historitë)

Mbishkrimi datohet si i shek. VI p.e. s. Nuk është arritur të deshifrohet as me greqishten e vjetër, as me latinishten ose ndonjë gjuhë tjetër. Studjuesja N.Falaski ( Vlora ) kishte bindje të plotë se ky mbishkrim mund të deshifrohej vetëm me anën e shqipes. Ajo bëri për ta deshifruar, por nuk arriti ta japë të saktë përmbajtjen e tij, pasi, ashtu si deklaronte edhe vetë, mos njohja mirë e shqipes, sidomos të dialekteve të saj, e pengoi shumë në punën e saj.
Është një shkrim linear, pa ndarje midis fjalëve. Shkrimi fillon nga e djathta në të majtë dhe kur kalon në rreshtin tjetër, ndërron drejtim.

Dhimitri Pilika, studiuesi i njohur, e shpjegon mbishkrimin me prejardhje nga pellazgjishtja dhe sipas shpjegimeve të tij (që janë tejet shkencore e që mund ta lodhin lexuesin) ka këtë përmbajtje:

…Si i marrë është bërë Mafi. Nuk ia jap atij, – thoshte, Është e fisit. Je fis ( ti je fis tjetër )., se rroj, prandaj na i jep. Zaptuesi nuk i përgjigjet.
Mafi i vë në dukje zaptuesit ardhjen aty të Tafit, i cili me sa kuptohet, është vëllai i Mafit. Kërkesa për kthimin e tokës bëhet më e fortë, – Nuk ia japin , thonë,- se me këtë rrojmë. Por zaptuesi e bën fakt zaptimin. – Na i mori,- thërresin ata, na i jep, përsërisin kërkesën në mënyrë të prerë,.por vënë re me keqardhje se ai është i madh, është më i fuqishëm. Zaptuesi u thotë se është e fisit të tij. Pronarët këmbëngulin, kërkojnë tua kthejë.tokën. Kur shohin se zaptuesi muk tërhiqet, pronarët vendosin të mos largohen nga prona e tyre. – Këtu do të jemi- deklarojnë ata. – Është kjo tokë pa jemi ne. Me këtë rrojmë, këtu hapim varret. Ziu pushtues deklaron prerë: – Është e fisit të tij. -Thikë na hoqe,- thonë me dëshpërim pronarët.
Në fund të mbishkrimit thuhet : Lot e zi ai fis hoqi, nuk ua ktheu, edhe pse me të rronin. Ai na theri
Nga një thikë e vendosur për krah portretit të gdhendur në këtë gur, varri, nënkuptohet se ky konflikt ka përfunduar me gjak. Pronari do të jetë vrarë…