MENU
klinika

"Ajo thjesht..."

Lori Hoxha “është zhdukur”, Sara tregon arsyen

05.03.2020 - 18:44

Disa ditë më parë, Lori Hoxha bëri merak ndjekësit me zhdukjen e saj të papritur nga rrjetet sociale. Ajo nuk dha asnjë shpjegim pse kishte vendosur të distancohej nga rrjetet sociale, ndërsa më pas e aktivizoi sërish llogarinë e saj në Instagram.

Ndjekësit ishin kuriozë të dinin se ç’po ndodh momentalisht me jetën e Lorit dhe duke qenë se nuk morën asnjë përgjigje prej saj, iu drejtuan Sarës.

Sara i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, duke na hequr edhe merakun se ç’po ndodh momentalisht me Lorin.

“S’e kam parë Lorin në Instagram. Eshtë mirë?”- e pyet dikush, ndërsa Sara ia kthen:
“Ajo është mirë. Thjesht po i kushton kohë vetes, po udhëton botën dhe po distancohet nga teknologjia.”- shkruan trashëgimtarja e “Top Channel”.

Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi Lori thjesht po shijon kohën e saj!