MENU
klinika

Rama: Zoti i shqiptarëve është i Madh

Lufta kundër koronavirusit/ BE, 50 milionë euro për Shqipërinë

24.03.2020 - 18:49

Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar pandeminë e COVID-19, që ka përfshirë shumë vende të botës dhe ka marrë qindra jetë njerëzish.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka dhënë lajmin se BE do të akordojë 50 milionë euro ndihmë për Shqipërinë për të luftuar koronavirusin.

“Jam i gëzuar të njoftoj sot ndihmën konkrete të BE për Shqipërinë për të luftuar #COVID-19.

4 mln € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

11 mln € për mbrojtje sociale

deri në 35 M € për rikuperim ekonomik.

BE-ja gjithmonë me Shqipërinë në kohë nevoje! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”, shkruan Soreca.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, ku thekson se Zoti i shqiptarëve është i madh.

“? BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19??❤️??

Zoti i shqiptarëve është i Madh?”< shkruan Rama.