MENU
klinika

Historia prekëse e infermieres Valbona

“Lutet që mos vrasë padashur të bijën!”

28.03.2020 - 15:29

Të gjithë e kemi parë foton e saj nëpër postimet e ndryshme të ministrisë për stafin e Infektivit që po lufton me mish edhe me shpirt për të shpëtuar personat e infektuar me koronavirus.

Por askush nuk e di historinë e Valbonës, infermieres e cila është vendosur në vijën e parë të luftës me koronavirusin bashkë me stafin e Infektivit.

Shqetësimi më i madh i Valbonës është kthimi pas pune te familja e saj.

Vajza ka kaluar një sëmundje të vështirë, dhe Valbona duhet të sigurohet që plumbat që ka marrë gjatë shërbimit, t’i ketë lënë atje.

Ajo ka kontakt me virusin në çdo moment, dhe mundohet që të ruhet në çdo mënyrë për të mos e vrarë padashur të bijën.

Ja historia e Valbonës e publikuar nga Ilir Hoxholli:

BETIMI I VALBONES: VALBONA është një ndër infermieret që po lufton në fushë-betejën e COVID 1 pranë Spitalit Infektiv. Forca dhe përkushtimi janë dy armët e saj të ftohta. E vendosur në vijën e parë të luftës, bashkë me mjekë e infermierë të tjerë, BONA, emri i së cilës, është në thelb shërbim, vazhdon misionin jetëdashës. Njësoj si kolegët e saj italianë, spanjollë apo grekë, në fytyrën e saj ka plagë, që janë më të paktat që lufta mund të shkaktojë. Plagët më të mëdha nuk duken.

Në darkë apo mëngjes, ajo duhet të kthehet në shtëpi, tek vajza e saj, e cila ka kaluar një sëmundje të vështirë dhe në çdo rast nuk duhet të ketë asnjë kontakt me virusin. Teksa largohet nga puna ajo lutet që plumbat e marrë gjatë shërbimit t’i ketë lënë në fushë-betejë, për të mos vrarë me ta padashur të bijën. Betohem solemnisht përpara Zotit…Kështu nis betimi i infermierit, dhe Bona po e përmbush atë, para Zotit, vetes dhe nesh. Në lagjen time ku ajo banon, mjafton që ta thërrasësh nga ballkoni për t’u gjendur pranë në çast. VALBONA është sot HEROINA. FALEMINDERIT DHE ZOTI QOFTE ME TY!? Ta shpërndajmë në formë solidariteti”.