MENU
klinika

Play-off për Euro 2020

Maqedoni e Veriut-Kosovë, luhet pa tifozë në Shkup

10.03.2020 - 17:18

Përhapja në Ballkan e Koronavirusit ka prekur edhe ndeshjet e play-off për kualifikimin në “Euro 2020”. Kosova do të luajë më datën 26 mars një ndeshje tejet të rëndësishme, teksa përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut.

“Dardanët” kanë shansin e artë për të prekur finalet e Europianit, pasi nuk ia dolën të kualifikoheshin nga grupi i tyre ku ishin së bashku me Anglinë dhe Republikën e Çekisë, të cilat kanë prerë biletën për në eventin e rëndësishëm.

Tashmë, Kosova është e përqendruar me të gjitha forcat te ndeshja në fund të marsit. Takimi sipas shortit është paracaktuar të luhet në Maqedoninë e Veriut. Biletat para disa ditëve kishin dalë në shitje, por, Koronavirusi ka ndryshuar planet, ndërsa tashmë është vendosur të luhet pa praninë e tifozëve.

Ky është një vendim zyrtar nga Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, që kërkon ashtu si në shumë vende europiane, të sigurohet për shëndetin e njerëzve. Nëse Kosova fiton këtë ndeshje, do të përballet me fituesin e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji dhe, nëse ia del, do të luajë në Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN