30.03.2020 - 20:59
Mes mijëra viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali, janë edhe 63 mjekë. Lajmi është konfirmuar sot nga Shoqata e Mjekëve në Itali.
Nga 63 mjekët e vdekur, 41 ushtronin profesionin në Lombardi, rajonin më të goditur nga koronavirusi, shkruan CNN.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Italian, në total janë afro 9000 punonjës shëndeti pozitiv me covid-19.
Kujtojmë që vetëm 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 812 viktima, 11.591 në total. Ndërkohë numërohen 101.739 të infektuar.