MENU
klinika

Mjeku i njohur mesazh qytetarëve

“Mbroni veten edhe doktorët. Jo frikë, mjafton të…”

18.03.2020 - 10:56

Mjeku i mirënjohur pranë shërbimit infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Pëllumb Pipero ka ndarë sot një mesazh ndërgjegjësues me qytetarët, ku ka theksuar se kjo sëmundje është shumë më e lehtë të parandalohet sesa të kurohet.

Pipero ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, të cilët duhet të kufizojnë lëvizjet e tyre e të ruajnë distancat sociale me njëri-tjetrin, në mënyrë që sipas tij, ndihma të shkojë tek ata që sot kanë nevojë për ndihmën e mjekëve më shumë se kurrë.

“Kemi komunikuar çdo ditë dhe prapë do të komunikojmë për shkak se epidemia e shkaktuar nga koronavirusi po prek pothuajse gjithë botën, na preku edhe ne. Kemi nënvizuar disa herë se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, e kemi më të lehtë ta parandalojmë sesa ta kurojmë dhe për t’a parandaluar duhet doemos mirëkuptimi juaj, duhet mbështetja juaj. Mbroni veten, duke mbrojtur veten mbroni edhe të tjerët, na mbroni edhe ne.

Madje na mbroni, t’iu japim më shumë ndihmë atyre që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik. Paniku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mjafton të kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Mos harroni të lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së bashku ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi”, -thotë Pipero

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndërroi jetë ditën e sotme si pasojë e COVID-19

Skema/ Si infektoi 66-vjeçari nga Lushnja 12 mjekë, infermierë e pacientë

Gjermania rrit rrezikun ndaj Covid-19

“Pandemia mund të zgjasë dy vjet”


Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”