Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur ish ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 1993 – 1997 Paolo Foresti, i cili shprehej optimist se do të kalojë situata nga koronavirusi.
“Faleminderit i dashur president. Kohë të vështira kemi kaluar edhe së bashku. Do të kalojë edhe kjo situatë dhe me entuziazëm e pasion do të rifillojmë rrugën e ndërprerë, që shpresoj të jetë me më shumë ndërgjegjësim se më përpara”, shkruante ish ambasadori italian në vendin tonë Foresti.
Presidenti Meta i përgjigjet në rrjetin social Facebook, mesazhit të ish-ambasadorit të Italisë në Shqipëri në vitet 1993-1997, z.Paolo Foresti:
“I dashur Ambasador Foresti!
Duke uruar shëndet të plotē për Ju, familjen Tuaj dhe tē gjithē popullin e dashur italian, jam i bindur se me kurajo dhe vendosmëri do ta kaloni edhe këtë krizë të rëndë. I nderuar të kemi bashkëpunuar në një kohë të vështirë për popullin shqiptar, si ajo e vitit 1997, kur Ju dhe populli italian na u gjendet pranë. Përqafime strategjike gjithashtu!”, nënvizon Meta.