MENU
klinika

Iu bë testi për COVID-19

Më në fund kthehen 6 shqiptarët e mbetur në Bari

28.03.2020 - 08:45

6 shqiptarët e mbetur në Bari janë kthyer më në fund në Shqipëri.

Shqiptarët u kthyen me tragetin e mallrave nga Bari në Durrës nën masa të rrepta sigurie. Atyre u është kryer edhe testi i COVID-19 nga ku kanë rezultuar negativë.

Në bashkëpunim mes konsullatës shqiptare dhe autoriteteve italiane, shqiptarët e kthyer tashmë duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë në vetëkarantinim. Udhëtimi i tyre u bë falas.

Autoritetet italiane kanë nisur punën për të kthyer të gjithë shqiptarët që mbetën jashtë atdheut për shkak të mbylljes së kufijve nga situata me koronavirusin.

Nga e hëna pritet të nisin fluturimet e para, që siç tha kryeministri Edi Rama do të jenë falas dhe do të bëhen nga avioni “Lasgushi” i “Air Albania”.