MENU
klinika

Nga Bloomberg

Merkel, shembull për këdo edhe në kohë koronavirusi…

23.03.2020 - 13:50

Mundësia e Merkel për të mbetur imazhi kryesor i luftës kundër koronavirusit të Gjermanisë u vu në dyshim pasi kancelarja u  vetëkarantinua në shtëpi pas kontaktit me një mjek që më vonë rezultoi pozitiv.

Merkel, 65 vjeç, vendosi të izolohet pasi ajo mësoi për testin e tij pozitiv, tha të dielën zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Merkel, e cila ka patur disa probleme shëndetësore të pashpjegueshme, do të testohet ditët e ardhshme dhe do t’i kryejë punët e saj nga shtëpia, shtoi Seibert. Pak para njoftimit, Merkel foli në një konferencë shtypi pas konsultimeve me liderët rajonalë. Ajo sqaroi kufizimet e reja dhe u pyet se si po e përballon ajo personalisht situatën.

“Jeta ime gjithashtu ka ndryshuar shumë dhe përbëhet kryesisht nga konferenca telefonike dhe video.”

Kancelarja po udhëheq ndërkohë që përpiqet t’i bindë gjermanët që të marrin seriozisht kërcënimin nga virusi.

Para se të niste vetëkarantinimin, Merkel njoftoi kufij më të rreptë në jetën publike, përfshirë ndalimin e takimeve  të më shumë se dy personave dhe mbylljen e restoranteve dhe bareve.

Kryeministri bavarez Markus Soeder, i cili udhëheq partinë CSU, partinë “motër” të CDU-se konservatore të Merkel, tha të hënën se ai kishte folur me kancelaren dhe se karantina e saj është një “masë paraprake”.

Merkel do të udhëheqë një takim të kabinetit të hënën me video-konferencë. Ajo ka anuluar një takim të planifikuar më pas me Ministrin e Financave Olaf Scholz dhe një fjalim në parlament të mërkurën për të njoftuar ligjvënësit.

Merkel fillimisht i lejoi Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn të merrte drejtimin lidhur me komunikimin e strategjisë së Gjermanisë për virusin, por ka marrë vetë gjithnjë e më shumë përgjegjësi.

Javën e kaluar, fizikantja mbajti fjalimin e parë gjatë një krize në televizion prej më shumë se 14 vitesh në detyrë, duke i thënë kombit që ta merrte virusin seriozisht dhe duke folur për një plan masiv shpenzimesh për ekonominë gjermane.

Statusi i saj i pakrahasueshëm brenda këshillit të drejtuesve të Bashkimit Evropian mund të rezultojë kritik në javët në vazhdim, meqë blloku do të kërkojë të bjerë dakord për planet lidhur me ndikimin ekonomik të virusit.

Ajo duket se ka mësuar nga gabimet e saj gjatë krizës së refugjatëve në 2015, kur ajo u kritikua për mos komunikimin e arsyeve të vendimeve të saj.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump për dëbime masive?

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë