MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

24.03.2020 - 08:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e martë, dt. 24 Mars 2020 priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Elbasan ato priten lokalisht mesatare. Në Veri dhe në Lindje, në lartësitë mbi 600 m, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 /9 °C
në vendet malore: -5 / 7 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore. Gjatë gjysmës së dytë të ditës së nesërme ajo do të pësojë një dobësim gradual.