25.03.2020 - 08:00
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e mërkurë, dt. 25 Mars 2020 priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në Veri dhe në Lindje, në lartësitë mbi 300 m, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 16 °C
në vendet e ulëta: 0 /16 °C
në vendet malore: -4 / 7 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.