26.03.2020 - 08:00
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e enjte, dt. 26 Mars 2020, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Në Verilindje dhe në Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 9 /15 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në terrenet e larta malore.