29.03.2020 - 07:00
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e diel, dt. 29 Mars 2020, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Reshje të dobëta në formën e dëborës në Veri dhe në Juglindje të vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 /13 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.