MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

02.03.2020 - 08:00

Deri në mesditë i gjithë vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet deri mesatar.

Por pasditja dhe orët vijuese përmirësojnë përkohësisht kushtet atmosferike në territorin shqiptar.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 1°C.

Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 20°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzimi 5 ballë.