Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e kanë nisur ditur ditën me mesazhe solidariteti për bluzat e bardha,të cilët janë në vijën e parë të frontit në përballjen me koronavirusin.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se “askush nuk ju sheh çuditshëm”, ndërsa thotë se e “gjithë Shqipëria ju shikon me admirim”. Lulzim Basha shpreh “mirënjohje të thellë” për të gjithë mjekët dhe infermierët.
Lulzim Basha: Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë! Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkqytetarëve tuaj. Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Ndërkohë Presidenti Meta ka shpërndarë foto të ekipit mjekësor në Shërbimin e Infektivit, spitali kryesor karantinë që po trajton të sëmurët.