17.03.2020 - 17:14
Presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetarin Robert Rakipllari të News24, ka treguar arsyen pse bëri testin e koronavirusit.
Ai tha se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv. Meta deklaron se e njihte qytetarin në fjalë, por nuk ia kishte dhënë dorën. Pas testit Ilir Meta rezultoi negativ.
”Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja, por nuk ja kisha dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv.”- tha Meta.