MENU
klinika

Videoja emocionuese nga Wuhan

“Momenti më i errët i jetës sime”, gazetari bën shkrimin prekës

12.03.2020 - 13:25

Gazetari italian Gabriele Parpiglia ka ndarë pak minuta më parë një video prekëse, ku shfaqen mjekët e Wuhan-it, të buzëqeshur pasi kaluan me sukses shumë sfida. Përkrah videos dhe disa fotove falënderuese për ta, ai shkruan:

“Ndodh diçka e çuditshme. Mes mijëra mesazheve që më vijnë, çdo mbrëmje më vjen një video që më përlot. Kjo video shfaq doktorë dhe infermierë të Wuhan-it (një vend i panjohur për ne deri disa muaj më parë., e pabesueshme, apo jo?), teksa shfaqen më në fund të buzëqeshur, pasi zbritën në ferr për të ndihmuar të tjerët. Kjo video më bëri të përlotem. Sepse unë kam frikë, unë vuaj me frikë. Por kjo video dhe imazhet e superheronjve tanë me maska (heronjtë kanë gjithmonë maska) janë një grusht në fytyrë. Faleminderit doktorë, infermierë, farmacistë, operatorë, sekretarë, centralistë, kush punon në anestezi, kush punon në shërbim të tjetrit, kush ka hequr dorë nga jeta për të jetuar në një karantinë me kujdes mjekësor. Jeni ju heronjtë e një vendi të gjunjëzuar. Po, do të ringrihemi! Duhet të ndodhë kështu! Por ky është momenti më i errët që kam përjetuar në jetën time. As nëse do të më kishin treguar skenarin më të mirë të një filmi të quajtur #covid2019, nuk do t’i kisha besuar asnjë fjale. Kam frikë. Ndaj çdo gjë me ju. Qoftë e drejtë apo e gabuar, por kështu mbaj larg krizat e panikut dhe e mbaj mendjen gjallë. Kam frikë për veten, por nëse do të ndodhte diçka e di që ëngjëjt-heronj do të më shërbenin me buzëqeshje. Njësoj si mjekët në Wuhan-it në këtë video. Faleminderit nga zemra, me lot në sy.”

Italia është vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi, pas Kinës. Gjendja duket e vështirë dhe i gjithë vendi është karantinuar.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain