Banorët e Montaldo Torinese, një fshat në rajonin verior të Piemontes në Itali, deri më tani janë kursyer nga koronavirusi, duke bërë që disa të besojnë se mbrohen nga “uji i mrekullueshëm” që, sipas legjendës, shëroi trupat e Napoleon Bonapartit nga pneumonia.
Montaldo Torinese shtrihet rreth 11 milje (19 km) nga Torino, kryeqyteti rajonal ku deri të shtunën 3,658 njerëz ishin të infektuar nga virusi. Përtej Piemontes, rajoni i katërt i prekur më keq në Itali, pati 8.206 raste që nga e diela.
Uji nga pusi në Montaldo Torinese, një fshat me 720 banorë, besohet se ka ndihmuar në kurimin e trupave të ushtrisë Napoleonit, të cilët kishin ngritur kampin në fshat në qershor të 1800 para një beteje në Marengo.
“Sipas traditës, gjeneralët e Napoleonit ishin të sëmurë me pneumoni”, tha Sergio Gaiotti, kryetari i Montaldo Torinese, për “The Guardian”. “Dhe falë ajrit të pastër dhe fshatit të pacenuar, por edhe me ujin e pusit, ata u shëruan.
Gjatë asaj periudhe, uji me siguri ka ndihmuar. Por sot, pusi është mbyllur dhe uji i tij përdoret vetëm për të ujitur fushat. Ju nuk mund të pini prej tij”.
Napoleoni dhe trupat e tij më pas shkuan për të fituar betejën kundër forcave austriake në Marengo.
Montaldo Torinese ka një popullsi të madhe të moshuar, por është gjithashtu shtëpi e familjeve të reja, me njerëz që vijnë në Torino për punë.
Gaiotti tha se arsyet më të besueshme për mungesën e koronavirusit mund të jetë ajri i pastër dhe mënyra e jetesës së shëndetshme, si dhe përpjekjet e tij për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e koronavirusit dhe shpërndarjen e maskave të fytyrës për të gjitha familjet.
“Pothuajse nuk ka asnjë industri këtu, ajo përbëhet kryesisht nga artizanë”, tha ai. “Që nga fillimi, kam vënë njoftime në kutitë e letrave të njerëzve që rendisnin gjërat që duhej të bënin për të qëndruar të sigurt, të tilla si larja e duarve rregullisht dhe shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë, dhe postova njoftime zyrtare në faqen tonë të internetit. Ne ishim qyteti i parë në zonë që shpërndanim maska për të gjitha familjet, dhe ne akoma po shpërndajmë maska”, deklaroi ai.