MENU
klinika

Sazan Guri

Mund të ngelësh i ri i plakur apo i plakur i ri që të mos na kap gripi si në rini dhe në pleqëri

18.03.2020 - 16:10

Prof. Ing. Av. Sazan GURI

Copëza nga një shkrim të botuar muaj më parë në gazetën shekulli, ku kryeredaktori e fshehu aty në brendësi, pa shumë vëmendje nga ndonjë njeri……

Njeriu është trup material ose më saktë qenie e gjallë. Në vitin1911, Albert Ajnshtajni botoi një studim, ku vinte në dukje se: ekziston një forcë reale, e cila u jep të gjithë trupave të njëjtin nxitim. Kjo është forca e rëndesës (Ajnshtajn, fq.100, libri i Filip Frankut), ku arriti në përfundimin se ecuria e një rreze drite në prani të fushës së rëndesës pëson një farë shmangie, vlera e së cilës, si rrjedhojë e shpejtësisë së jashtëzakonshme të dritës mendohet e papërfillëshme. Në 6 Nëntor 1919, Shoqëria e Astronomëve të Mbretërisë së Bashkuar në një sesion shkencor njoftoi zyrtarisht bilancin e ekspeditave të kryera në Brazil dhe në Afrikën Perendimore, se rrezet e dritës ishin shmangur nga trajektorja drejtëvizore e tyre dhe janë përkulur në drejtim të Diellit.

Si rrjedhim i veprimit, vlera e këndit të shmangies e matur ishte 1.64 sec., e përafërt me vlerën e përllogaritur nga Ajnshtajni 1.75sec. (Earth Science, autor Alan D.Sills). Si përfundim u provua pesha e dritës dhe lakueshmëria e hapësirës. C’NDODH DHE C’DUHET TË BËJMË?! 1. Fusha e rëndesës të planetit tonë shkakton ngjeshjen apo tkurrjen e organeve të qenieve të gjalla, dhe për pasojë ndodh zvogëlimi apo dobësimi i lëvizjeve të çdo organi. Ky dobësim i lëvizjeve të organeve zvogëlon aktivitetin fillestar dhe fillon gradualisht ngrirja dhe ngurosja e tyre. 2. Masë e nevojshme, biles e detyrueshme, është sigurimi i ushqimit të përshtatshëm, të bollshëm dhe cilësor, jo të ushqesh trupin, por të mendosh sesi ushqehet truri. 3. Faktor tjetër që zvogëlon ose dobëson veprimin e gravitacionit është aftësia lëvizëse e qenieve të gjalla. 4. Jetesa e qenieve të gjalla në pikat më të larta (vendet malore) nga qendra e fushës të gravitacionit dobëson ose zvogëlon veprimin e kësaj force mbi ato.

U të dhj….. mu në det i them sime shoqe, aty ku forca gravitacioanle është më e madhja, dhe trupi e pëson më shumë. Ndaj, dhe njerëzit fushor rrojnë më pak. 5. Qeniet e gjalla nuk mund të shkëputen nga toka, pa paisje speciale p.sh. anije kozmike. Shpendët shkëputen përkohësisht nga sipërfaqja e tokës, si pasojë e mekanizmave (krahëve le të themi) dhe peshës tyre relativisht të lehtë. Ndaj shqiponja rron më shumë, sepse jeton e shkëputur nga toka dhe sepse ka sistemin e zorrëve 1/12 e gjatësisë së trupit, nga më të shkurtrit se cdo qenie tjetër grabitqare, duke mos mbajtur kërma në trup, jo si njeriu që e ka 12 herë gjatësinë e trupit, duke i mbajtur kështu kërmat në trup. 6. Në një largësi (lartësi) të caktuar nga sipërfaqja e tokës tonë ekziston një zonë apo brez përqark globit tokësor, ku veprimi i fushës së gravitacionit të tokës ka vlerën zero. Ky quhet brezi neutral. Në këtë zonë, qeniet e gjalla nuk plaken nga veprimi i fushave të gravitacioni të tokës dhe të të gjithë sistemit Diellor, por dëmtohen dhe shkatërrohen nga forcat e jashtme (të nxehtit, të ftohtit, etj.) dhe nga vetë njeriu.

SI PËRFUNDIM 1. Fusha e rëndesës të tokës shkakton tkurrjen e organeve të qenieve të gjalla, dhe si rrjedhim ndodh zvogëlimi i lëvizjeve të tyre.

2. Dobësimi i lëvizjeve të organeve sjellë zvogëlimin e aktivitetit fillestar dhe fillon gradualisht ngrirja dhe ngurrosja e tyre. Kështu, me kalimin e kohës, këto organe plaken dhe dalin jashtë funksionimit të tyre.

3. Meqenëse truri i qenieve të gjalla është gjithmonë në lëvizje, ditë e natë, ashtu si rrezet e dritës, veprimi i fushës së gravitacionit të tokës mbi të është relativisht i dobët.

4. Ja pse mbahet gjallë truri (use it or loose it).

5. Ja pse duhet të mendosh sesi ushqehet truri, jo dhe aq trupi.

6. Ja pse duhet të lëvizësh drejt maleve, ku forca e gravitetit është më e ulët, aq sa edhe gjuha e popullit e thot lviz-live, life, etj.

7. Ja pse duhet të japësh më shumë se sa të marrësh, sepse kur merr truri është pasiv, kur jep ai është aktiv.

8. Ja pse nuk duhet të pranosh daljen në pension, pra pregatitjen e vdekjes, por ‘freelander’ i lirë, sepse në të parën truri vdes, në të dytën ai punon, mendon, sikur edhe vullnetar, vetëm për të mos pranuar plakjen, por të ngelesh i ri i plakur apo i plakur i ri.

9. Ja pse në të ashtuquajturin pension, njeriu lexon më shumë, shkruan më shumë, merret me bujqësi më shumë, bisedon me pemën, thur tezgja e triko, (nënat), cka mban trurin ne pune qe nuk njeh moshe, që edhe gripi ta kap më pak.

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!