MENU
klinika

Askush si spanjolli

Nadal regjistron rekordin fantastik në tenis

05.03.2020 - 12:58

Duket se edhe ai është drejt fundit, por po vendos rekorde dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfoi pak ditë më parë në turneun e Accapulco (Meksikë), suksesi i parë sezonal për 34-vjeçarin.

Ky triumf pa një të veçantë për Nadal, pasi e bën atë një legjendë në sportin e tenisit. Ai është tenisti i vetëm që arrin të fitojë të paktën një trofe në vit prej 17 sezonesh radhazi. Askush tjetër nuk ka arritur të jetë fitues për një periudhë kaq të gjatë.

Madje as Federer, që ka fituar të paktën një turne për 15 sezone radhazi, ashtu sikurse Novak Djokovic. Spanjolli ka mundësi që ta thyejë edhe më tej këtë rekord nëse vazhdon të luajë edhe vitin tjetër e natyrisht nëse arrin të jetë i suksesshëm.

Nadal ka shumë avantazh në fushat me dhè, që është sipërfaqja e tij e preferuar e ku fiton thuajse në të gjitha turnetë ku merr pjesë. Mjafton të përmendim faktin që ai ka fituar 12 herë Roland Garros që nga 2005.

RENDITJA

1.Rafael Nadal 17 sezone

2.Roger Federer 15 sezone

3.Novak Djokovic 15 sezone

4.Ivan Lendl 14 sezone

5.Jimmy Connors 13 sezone

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN