MENU
klinika

Në moshën 93-vjeçare

Ndahet nga jeta prezantuesi i famshëm

03.03.2020 - 09:01

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta aktori, producenti dhe prezantuesi i njohur James Lipton.

Lipton ndërroi jetë në shtëpinë e tij në New York, në moshën 93-vjeçare.

Lajmin e vdekjes së tij e ka konfirmuar për “TMZ” bashkëshortja e prezantuesit, e cila gjithashtu u shpreh:

“Ka shumë histori për James Lipton por jam shumë i sigurtë që ai do mbahet mend si një person që e ka dashur punën që bënte dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar.”

Gjatë karrierës së tij televizive, Lipton ka intervistuar emra të famshëm të ekranit si Morgan Freeman, Sean Penn, Betty White, Ben Affleck, Al Pacino, Halle Berry, Ron Howard, Anthony Hopkins etj.

Prezantuesi lindi më 19 shtator të vitit 1926 në Michigan dhe do të mbahet mend gjatë për karrierën e tij të bujshme.