MENU
klinika

Vendimi pas rasteve të Koronavirusit

Ndalet basketbolli shqiptar, asnjë ndeshje

09.03.2020 - 17:47

Ndryshe nga futbolli, që ka vijuar sot aktivitetin me dyer të mbyllura të stadiumeve, basketbolli shqiptar ka ndërprerë momentalisht aktivitetet në të gjitha nivelet që organizon federata e këtij sporti.

Alarmi dhe frika e përhapjes në masë të Koronavirusit pas dy rasteve të para që janë shfaqur dhe po ekzaminohen ka detyruar qeverinë që të kërkojë mbylljen e aktiviteteve sportive.

Një vendim ky që është pritur edhe nga Federata Shqiptare e Bastkebollit, që me një komunikatë të shkurtër për shtyp ka vendosur që të mbyllë aktivitetin. Pra, jo me dyer të mbyllura, por ndërprerje e kampionateve!