MENU
klinika

Kriza e refugjatëve

BE ofron 700 milionë euro për Greqinë

03.03.2020 - 15:48

Komisioni Evropian i është zotuar Greqisë 700 milion euro që të merret me krizën në rritje të migrantëve në kufirin e saj.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen e bëri premtimin në një konferencë shtypi në Greqi, e së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Delegacioni i BE udhëtoi në kufirin e Greqisë me Turqinë për të vëzhguar situatën, të cilën Von der Leyen e përshkroi si një “situatë të tensionuar dhe të vështirë”.

Ajo tha se njësia evropiane e patrullës kufitare, Frontex, po përgatitej të shpërndahej në kufirin grek për të ndihmuar përpjekjet lokale për të ndaluar një njerëzit që hynin në Greqi.

Rreth 10,000 migrantë nga Siria, Afganistani dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme janë mbledhur në kufirin me Evropën që kur Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ua hap rrugën atyre që të hyjnë në Greqi. Ka pasur përplasje midis migrantëve, patrullës kufitare dhe policisë greke.

Frontex do të dërgojë një 100 roje kufitare shtesë në Greqi për të ndihmuar autoritetet lokale. Agjensia gjithashtu do të vendosë një anije, gjashtë njësi patrullimi bregdetare, dy helikopterë dhe një avion.

Gjysma e 700 milion fondeve do të transferohen menjëherë në Greqi për t’u marrë me menaxhimin e migracionit.

Von der Leyen tha që ata që kërkojnë të testojnë unitetin evropian do të zhgënjehen.

“Situata në kuf nuk është vetëm çështje e GreqiSë, por është përgjegjësi e Evropës në tërësi”, tha ajo.

Turqia ka thënë se kufijte e saj janë të hapur, për migrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt, se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë 33 ushtarë turq. Menjëherë pas këtij njoftimi, qindar migrantë u nisën drejt territorit grek.

Policia greke ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërnarë mijëra migrantë që po synojnë të kalojnë në Greqi.

Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme ndodhën në Turqi. Greqia, që ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015-2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë.

Ndërkohë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha dje se shteti i tij nuk do ta mbajë më i vetëm barrën e përkujdesjes për emigrantët.

“Tashmë ka marrë fund epoka e sakrificave të njëanshme”, tha Erdogan, në një takim të partisë së tij, AKP, në Ankara. “Qëkur Turqia hapi kufijtë, më shumë se 100000 emigrantë janë nisur për në Evropë dhe ky numër, së shpejti, do të arrijë në një milion”, vazhdoi ai.

Ankaraja është ankuar vazhdimisht se Evropa ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të saj të marrëveshjes BE-Turqi për refugjatët, në vitin 2016, me të cilën duhej të ndihmoheshin emigrantët dhe të frenohej fluksi i mëtejshëm i tyre.