“I love the smell of napalm in the morning”
Shumica e përjetojnë këtë kënaqësi destruktive veç te filmi i Francis Coppolas “Apocalypse now” kur helikopterat luftarakë “vallëzojnë” nën veprat e Wagnerit. Por fjalët e kolonelit Kilgore marrin kuptim edhe ma shumë kur kujtohet viti 1999.
Si sot para 20 vjete, ishte nji ditë e butë marsi.
Rrallë qielli i Prishtinës ka përjetue aso fjafuritje ngjyra-ngjyra kur kasetë-bombat e aviacionit anglo-amerikan ranë mbi bazat e MUP-it serb.
Por mantra e diskursit lleftist e antishqiptar ka ba që – 20 vjet ma vonë – kjo ndërhyrje ajrore e NATO-s me u pa me skepsë, me sëmbim e shpesh edhe me njifarë urrejtje.
Po çka kanë këta gomerë? Çfarë i pengon që 576 ushtarë serbë jo që u vranë po e dematerializuen nga bombat anglo-amerikane?
Pse ndihen kaq keq kur 93 tenka serbe, 153 autoblinda e 400 copa artilerie mbeten skelete të përcëllume? 121 aeroplanë të shkatërruem copë e grimë…
Çka e kanë hallin këta me aviacionin anglo-amerikan që i shenjestroi 144 asete industriale serbe, bashkë me TV-në dhe Radion në Beograd? Pse trishtohen kur stabilimenti petrokimik i Pançevës u rrafshue me themel?
A ka bre përjetim ma Wangerian sesa veç me imagjinu kur tomahawka “BLU-114/B” bjen mbi trafostacionet elektrike tu e lanë 70% të Serbisë në terr?
Për fat të keq, interpretimet e tipit të William Blumit, John Pilgerit e turli sharlatani tjetër – që bombardimin në fjalë e shohin si komplot antiserb e Serbinë si viktimë – po asimilohen e po bahen rrymë e fuqishme mendimi këtu.
Imagjino nji qeveri që këshilltarë ka çiftin e Shkëlzen Gashit e Agon Hamzës që, sidomos ky i fundit, mban korrespodenca me përkrahës të deklaruem të Millosheviqit si Boris Budeni e Gáspár Miklós Tamási! Të dy këta, në mesin e “intelektualëve” të së majtës, para zgjedhjeve të fundit kanë favorizu Kurtin kryeministër përmes nji letre të hapur.
Në fakt, ideale kish me qenë sikur bombardimi hiç mos me pas ndodh, sikur ushtria e Shqipnis’ dhe UÇK-ja kishin me i dhanë dërrmen e fundit ushtrisë e milicisë serbe.
Por kjo zor me ndodh me nji popull krejtësisht inept e të pavullnetshëm me u organizue për luftë të armatosun.
Mos e harroni kurrë kryeministrin e sotëm, asokohe 23-vjeç, kur në nji televizion të huej thojke: “I WOULD NEVER PICK UP A GUN. I THINK THAT THE BEST SOLUTION BETWEEN GIVING UP AND WAR IS A NON-VIOLENT MOVEMENT”. (Nuk do merrja kurrë në dorë një armë. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë midis dorëzimit dhe luftës është një lëvizje paqësore).
/ Salih Mehmeti