MENU
klinika

"Vetëm flamujt kuqezi, mimozat dhe thirrjet…"

‘’Nesër manifestimi të jetë paqësor’’, Meta apel qytetarëve

01.03.2020 - 19:48

Meta ka folur gjatë konferencës për shtyp edhe për manifestimin e nesërm,  në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, dhe ka bërë apel ndaj qytetarëve që të jetë sa më paqësore.

Presidenti tha se nesër qytetarët duhet të vijnë vetëm me flamujt kuqezi, lulet mimoz meqenëse po vjen pranvera dhe dy thirrjet ”E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe ”Liri, Demokraci”.

Po ashtu ai e ka mbyllur fjalimin e tij duke ngritur dy gishtat me fjalët rroftë Kushtetuta, rroftë sovrani, poshtë oligarkët.

”Nesër ka vetëm një gjë rëndësi protesta dhe manifestimi të jetë sa më paqësor, vetëm me flamuj kuqezi, E duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe liri demokraci. Nesër në 2 mars ju pres të gjithëve atje. Rroftë Kushtetuta, rrofë sovrani… poshtë oligarkët.”– tha Meta.