MENU
klinika

Shtohen masat

Nga sot, pas orës 18:00, gjobë ose bllokim të mjetit

17.03.2020 - 08:58

Qeveria merr edhe masa të tjera shtesë për të ndaluar lëvizjen e këmbësoreve pas orës 18:00. Vec gjobitjes këtyre individëve do u bllokohet dhe mjeti nëse kanë një të tillë. Gjithashtu nëse lëvizin me bicikletë do u bllokohet dhe bicikleta.

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.

Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të pikave 17 dhe 18, të këtij neni, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.”