MENU
klinika

"Video-selfie nga mësuesit, jo mbingarkesë për nxënësit!"

Ngrihet struktura për klasat online! Akademi.al video leksione nga mësues

10.03.2020 - 19:36

Ministrja Shahini ka prezantuar platformën mësimore Akademi.al, një platformë edukative në shqip që ofron mësimdhënie online sipas metodave dhe standardeve më bashkëkohore.

“900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12, i gjeni në platformën mësimore Akademi.al”, shprehet ajo ndërsa i bën thirrje nxënësve të regjistrohen sa më parë dhe t’i aksesojnë leksionet në këtë platformë.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu”, nënvizon Ministrja Shahini.

Njëkohësisht, ajo prezanton edhe themeluesin e kësaj platforme, Dean Çelaj, i cili e ka vënë atë në dispozicion të të gjithë nxënësve e mësuesve pa pagesë, ndërsa shton se “tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”.

E krijuar në gusht të vitit 2019, platforma mësimore Akademi.al numëron mbi 900 video mësimore, me synimin për t’u shtuar në vazhdimësi në lëndët shkencore, të përgatitura nga një staf profesionistësh me eksperiencë shumë-vjeçare në fushën e arsimit. Ajo mbulon matematikën dhe shkencën në përputhje me kurrikulën mësimore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Gjatë një takimi virtual me ministrat e arsimit të 72 shteteve në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ministrja Shahini ka nënvizuar se mes homologëve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë video-konferencë, po diskutohet për mësimin online, mënyra se si do të integrohet përdorimi i rrjeteve sociale, përgatitja e materialeve video për mësimdhënie, përdorimi i televizionit në dobi të nxënësve, në mënyrë që procesi mësimor të mos pengohet edhe pse në kushte të tilla.

Linku Online
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Udhezues-per-dy-javet-e-pezullimit-te-mesimit_Mars-20201.pdf

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhen lexuar patjetër

Botimet e reja të fundgushtit