Duket se Xi Jinping ka tejkaluar evropianët e zgjuar dhe demokratët amerikanë në sy të tërë botës. Ditët e fundit, Kina theu shumë rekorde, fitoi absolutisht gjithçka që u duk se humbi, 20 miliardë dollarë që në newset e para, ajo bleu rreth 30% të aksioneve të kompanive që i përkisnin perëndimit në Kinë.
Për shkak të situatës në Wuhan, monedha kineze filloi të zhvlerësohej, por banka qendrore kineze nuk ndërmori asnjë veprim për të ndaluar këtë kolaps!
Dëgjuam shumë fjalë se Kina nuk kishte as maska të mjaftueshme për të luftuar koronavirusin. Ata filluan ti blinin ato anembanë botës. Këto veprime dhe deklarata e Xi Jinping se është e gatshme të mbrojë banorët e Wuhan duke bllokuar kufijtë solli në një rënie të menjëhershme të çmimeve të aksioneve (44%) të industrise kineze dhe sidomos asaj kimike.
“Peshkaqenët ” e bursës filluan të shesin të gjitha aksionet kineze, por askush nuk do donte t’i blente me ato duke bërë të zhvlerësohen plotësisht.
Xi Jinping bëri një veprim mjaft të zgjuar , duke pritur një javë të tërë dhe duke buzëqeshur në konferencat për shtyp sikur të mos kishte ndodhur asgjë e veçantë, kur çmimi ra nën kufirin e parashikuar, ai urdhëroi të bliheshin sa më shumë të ishte e mundur të aksioneve Evropianëve dhe Amerikanëve.
Atëherë manjatët e bursës kuptuan se ata ishin mashtruar dhe falimentuar. Por tashmë ishte shumë vonë, të gjitha aksionet kaluan në duart e Kinës, e cila jo vetëm fitoi miliarda dollarë, por edhe falë stimulimit, ajo po bëhet aksionari mazhoritar i kompanive të ndërtuara nga vetë evropianët dhe amerikanët në Kinë.
Aksionet tani janë në pronësi të kompanive të tyre dhe ata janë bërë pronarë të industrisë së rëndë nga e cila tashmë varen BE, Amerika dhe e gjithë bota.
Tani e tutje, Kina do të vendosë vete çmimet e produkteve te saj dhe të ardhurat e kompanive të saj nuk do të kenë limit , ata do të kontrollojnë tashmë bursën e tyre.
Kështu, “peshkaqenët e bursës” financiarë amerikanë dhe evropianë vecse provuan se ishin budallenj , brenda pak ditësh kinezët mblodhën pjesën më të madhe të aksioneve të tyre, të cilat tani filluan prodhojnë miliarda dollarë fitime!
Fat apo planifikim ?
Eshtë vërtet një pyetje e fortë!
Kjo ndodhi nuk është vetëm një lëvizje e jashtëzakonsheme financiare por një mënyrë e re, e panjohur me parë për të zhvilluar një luftë ekonomike , dhe nga ku me sa duket po del si një fitues virtual dhe absolut, China!.
Në të kaluarën, dy luftëra botërore u luftuan për të ringjallur ekonominë pas një depresioni të thellë ekonomik, ndërsa sot Kina bëri diçka tjetër shumë të sofistikuar. Një luftë ekonomike të pazakontë, e cila do të ndryshojë ekuilibrin makroekonomik global në anën e saj, dhe pikërisht në kohën kur Kina po i përpëlitej presioneve dhe masave shtrënguese ekonomike nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
Për këtë arsye besoj se egziston një lidhje e thellë midis virusit që ” i shpëtoi ” atyre nga një laborator dhe kësaj lëvizje financiare që i bëri ata aksionarët me shumicë të kompanive evropiane dhe amerikane në Kinë.
– Pse banka qendrore e Kinës nuk bëri asgjë për të parandaluar rrëzimin e monedhës së saj?
– Pse qeveria kineze nuk bëri asgjë për të parandaluar rënien e aksioneve në bursën e tyre ?
Cfarë dinin ata që të tjerët e injoruan ose nuk e pikasën? Kina që nisi si viktimë e një virusi i cili shpejt krijoi një krizë globale, një pandemi të vërtetë , sot doli nga kjo Valle dhe filloi eksportet.
Pra janë dy skenarë të mundshëm:
-I pari është që presidenti kinez përfitoi nga një ngjarje e fatit dhe shfrytëzoi këtë veprim në mënyrë të shkëlqyer.
-I dyti si skenar i mundshëm është që ky virus të jetë programuar nga Amerikanet për tu lëshuar në Kinë, në mënyrë që të frenohej rritja e afërt ekonomike të gjigantit aziatik, dhe presionohej akoma më shumë në masat shtrënguese dhe sic thotë një fjalë e urtë “ranë në gropën e tyre” pasi goditja doli prej tyre, por qeveria kineze e mësoi këtë fakt dhe përfitoi , duke përdorur të keqen.
Dhe një skenar tjetër, shumë më makabër është që ishte vetë qeveria kineze që zhvilloi këtë virus, dhe më pas lejoi që të lëshohej nga laboratori, të krijonte këtë pandemi, për të përfituar më pas ekonomikisht.
Sidoqoftë e vërteta e gjithë kësaj historie duket se Kina po del fituese në këtë histori. Sigurisht edhe ajo pagoi një çmim të lartë me jetë të humbura, po në anën tjetër? Dhe në fund të fundit nëse është një luftë sic po citohet, në cilën luftë nuk ka një çmim me jetë njerëzish? Sidoqoftë lufta vazhdon… Por duket se Kina ja u futi te gjithëve.