MENU
klinika

Argëtim në kushte shtëpie

Njëri në Londër e tjetri në Basel, ja ç’bëjnë Xhakat

15.03.2020 - 18:27

Përhapja në masë e COVID-19 ka detyruar edhe futbollistët të vetëizolohen. Për të qëndruar sadopak në formë, por edhe për t’u argëtuar dhe kaluar kohën, shumë lojtarë po xhonglojnë edhe në shtëpitë e tyre.

Nëpërmjet “Instagramit”, Granit Xhaka ka sfiduar vëllain e tij, Taulantin, për mbajtjen e topit në ajër, pa prekur në tokë. Gjithashtu, përveç vëllait, Graniti ka sfiduar edhe dy miq shumë të mirë të tij, si Roger Federer dhe Xherdan Shaqiri.

Nuk ka munguar shumë dhe Taulant Xhaka i është kundërpërgjigjur, teksa gjithashtu ka postuar një video, ku iu ka shpallur sfidë 3 personave të tjerë. Një metodë kjo shumë e mirë, për të kaluar sadopak kohën, në këtë moment të vështirë që ndodhemi. Bashkë me Taulantin, shfaqet edhe babai Ragipi, që duket një profesionist në këtë rast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN