MENU
klinika

Në Fier, Vlorë e Elbasan

Nuk respektuan orarin, gjobiten 24 këmbësorë

19.03.2020 - 13:34

Dita e sotme ka qenë me e qetë se dje, megjithatë nuk kanë munguar qytetarët e pabindur të cilët kanë shkelur urdhrin për të mos dalë në rrugë pas orës 10:00 të mëngjesit dhe 18:00 të pasditës.

Më konkretisht në qytetin e Fierit janë shoqëruar 6 shoqëruar në Komisariat, e ndërsa 10 të tjerë janë gjobitur me 10 mijë lekë gjobë pasi vijonin të qëndronin në jashtë edhe pas orës 10:00.

Në Vlorë, 6 këmbësorë janë gjobitur, ndërsa u janë bllokuar automjetet e 17 shoferëve, pasi lëviznin në qytet pa një autorizim. 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi kanë drejtuar makinën pa patentë.

Të pabindur ka pasur edhe në qytetin e Elbasanit, më konkretisht 8 këmbësorë.

Përjashtim nuk bën as Gjirokastra, ndonëse sot ka pasur shumë pak lëvizje se ditët e tjera. Në qytetin e gurtë brenda dy orësh janë hequr 3 patenta si dhe u janë sekuestruar dy qytetarëve biçikletat që lëviznin në rrugë pas afatit të caktuar.

Me urdhrin e bërë publik ditën e djeshme nga kryeministrit Edi Rama, kush lëviz në rrugë jashtë afatit të përcaktuar, do të gjobitet me 10 mijë lekë dhe përjashtim nga paketa financiare.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall