Në mbarë botën, shënohet sot Dita Botërore e Teatrit. Por, paralelisht globi po përjeton ditët e pandemisë. Çdo aktivitet i natyrës kulturore dhe jo vetëm, tashmë ofrohet online, me motivin “unëqëndrojnështëpi”. /Konica.al
Kjo ditë e caktua në Kongresin e 9-të botëror të Institutit ndërkombëtar teatror – INT nga UNESCO, qershorin e vitit 1961, ndërsa, nga viti në vijim, u shënua data 27 mars – datë kjo, kur është hapur sezoni i “Teatrit të kombeve” në Paris. Sot, kjo shënohet në mënyra të ndryshme në thuajse njëqind qendra të INT-së.
Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO, SI organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.
INT sjell shkëmbimin ndërkombëtar të njohjeve, stimulimin e krijimtarisë dhe rritjen e bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, me qëllim paqen e miqësinë mes popujve.