MENU
klinika

NASA nuk "merr pushime"

Pandemi në Tokë? Astronautët ia mbathin në hapësirë…

24.03.2020 - 10:44

       A e keni menduar ndonjë nga këto ditë, sa mirë do të ishte të zhdukeshim për pak nga kjo situatë? Disa edhe munden. Të gjitha aktivitetet ekonomike, kulturore dhe sociale po bllokohen nga frika e COVID-19, masë kjo, që po përfshin çdo vend të botës, të prekur nga pandemia.   

Por, ka edhe përjashtime. Pa dyshim, eksplorimi i hapësirës është një ndër to. Misioni i agjencisë hapësinore NASA dhe asaj ruse, nuk ndërpritet as këto momente të vështira, madje cilësohen si aktivitete të domosdoshme për qeveritë përkatëse. Për pak ditë, tre astronautë të tjerë do të dërgohen me sondën “Soyuz” në hapësirë, pikërisht në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për amerikanin Chris Cassidy dhe rusët, Anatoli Ivanishin dhe Ivan Vagner, të cilët do t’u bashkohen tre astronautëve të tjerë që ndodhen aty, amerikanët: Jesica Meir dhe Andrew Morgan, si dhe rusit Oleg Skripochka.

Misioni i tyre do të zgjasë deri në tetor dhe deri në atë kohë, tre rusët dhe tre amerikanët do të jenë njerëzit e vetëm që mund të rrinë të qetë nga koronavirusi.

“Jemi pranë të gjithë njerëzve, që po përballen me ketë krizë”, – deklaron njëri prej tyre, Chris Cassidy, që krizën do ta “shohë” 400 kilometra nga Toka.

“Jemi shumë kuriozë për të parë si do të jetë bota që njohim, kur të kthehemi në Tokë në tetor. Ju urojmë fat!”, –  shton ai. Nga ana tjetër, të gjithë ne jemi jo pak kuriozë dhe ndërkohë, do të dëshironim të kishim “fatin” e këtyre astronautëve gjatë kësaj periudhe…

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit