Me marrjen e masave kundër koronavirusit, ka nisur dhe shpërndarja e pensioneve për pensionistët në shtëpitë e tyre për të bërë të mundur që mosha më e rrezikuar nga COVID-19 të qëndrojë në shtëpi për t’u mbrojtur.
Posta Shqiptare njofton se të gjithë pensionistët e qarkut të Tiranës mund të telefonojnë në dy numra për çdo paqartësi ose informacion për pensionin e tyre.
Njoftim i POSTA SHQIPTARE , mbi shpërndarjen e pensionit në banesë:
Të gjithë pensionistët e Qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë:
0692285591
0694316998