MENU
klinika

Zbardhet vendimi zyrtar

COVID-19/ Pezullohen këstet e kredive

13.03.2020 - 10:42

Masat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, pritet të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe për rrjedhojë dhe në uljen e gjenerimit të nivelit të të ardhurave. Ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike mund të ndikojë në aftësinë paguese të këtyre subjekteve për tre muajt në vijim.

Në mbështetje të ekonomisë shqiptare në kushtet e situatës së krijuar në vend nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

-Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”
-Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”
-Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”

Në secilën rregullore u shtua një dispozitë e përkohshme e cila u krijon lehtësi bankave dhe subjekteve financiare jobanka, si dhe shoqërive të kursim-kreditit dhe unioneve të tyre për periudhën mars – maj 2020, që në rastet kur evidentohen paaftësi paguese të kredimmarrrësve të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen kryesisht me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione. Këto ndryshime nuk parashikojnë shpenzime buxhetore dhe as kosto shtesë për subjektet e këtyre rregulloreve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj

Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria