MENU
klinika

Përhapja e virusit

Presidenti me Covid-19, kërkohet shtyrja e ndeshjes

10.03.2020 - 18:03

Thuajse të gjithë vendet evropiane janë prekur nga virusi Covid-19 dhe shumë ndeshje futbolli po luhen me dyer të mbyllura, madje në Italia e Zvicër janë ndërprerë kampionatete. Sot është konfirmuar se presidenti i Olympiacos dhe Nottingham Forest, Evangelos Marinakis, është me Coronavirus.

Diçka e tillë i ka vënë në alarm të gjithë dhe klubi i Wolves, që do të ketë një përballje me Olympiacos ditën e enjte, ka dërguar një kërkesë urgjente në UEFA.

Klubi anglez kërkon shtyrjen e ndeshjes, pasi ka frikë se presidenti mund t’ua ketë transmetuar lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit. Tashmë, është në dorë të UEFA-s se çfarë do të ndodhë me këtë ndeshje, ndonëse ekziston mundësia që një staf mjekësor të kontrollojë me imtësi çdo individ të klubit grek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola