MENU
klinika

"Mbajti të fshehtë kthimin nga Italia"

Rakacolli: 2 mjekët e sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti

15.03.2020 - 15:25

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje sa i përket infektimit të dy mjekëve. Bëhet e ditur se këta dy persona janë infektuar nga një i afërm i një pacienti që ishte shtruar në Sanatorium për probleme në mushkëri. Ai e ka mbajtur të fshehtë fatktin që kishte qenë javës së fundit në Itali, ku e transmetoi këtë virus tek mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore.

“Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në Sanatorium. Ky është vizituar nga një i afërm që vinte nga Italia dhe që nuk e ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Ka rezultuar pozitiv një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore, nga 17 teste të kryera. janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Rakacolli.
Ajo i ka komentuar me optimizëm shifrat e reja të të prekurve, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja. Gjithashtu, duke u ndalur tek veshja e mjekëve, Rakacolli bëri me dije se nuk ka mungesa.

“Sa i përket veshjeve, i kanë të gjitha veshjet e nevojshme dhe po vazhdohet me furnizimin e tyre. Testimet kryhen për kontaktet e ngushta apo vërtetë të dyshuara. Fakti që nga 27 testime, 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nga java e ardhshme blindohet e gjithë Shqipëria"

Thirrja për mjekë, Rama: Gatishmëri e frikshme