MENU
klinika

Iu shpreh mirënjohjen mjekëve

Rama: Dy të shëruar nga koronavirusi do lënë spitalin!

20.03.2020 - 21:45

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht pacienti i parë i shëruar nga koronavirusi.

Pas testit të parë, të zhvilluar pak ditë më parë, sot është kryer testi i dytë i cili ashtu si i pari ka rezultuar negativ. Pra, tashmë kontakti i parë i pacientit zero që ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv është zyrtarisht i shëruar dhe e ka kaluar infeksionin.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh mirënjohjen mjekëve të Infektivit.

“TESTI I DYTË KONFIRMON NEGATIV KONTAKTIN E PARË TË PACIENTIT ZERO

DEL NEGATIV EDHE NJË PACIENT TJETËR

MIRËNJOHJE ME PËRUNJËSI MJEKËVE TË SPITALIT INFEKTIV”, shkruan Rama.

Ndërkohë, edhe Ministrja e Shëndetësisë në vend, Ogerta Manastirliu, postoi po ashtu lajmin e mirë.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Lajm i mirë??

Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë??
Dy pacientë, kontakte të pacientit 0️⃣ që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit.
#Bravo ekipit të spitalit infektiv??
Por JU LUTEM KUJDES‼️Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës❗️
JU LUTEM QËNDRONI NË SHTËPI‼️
Nëse keni shenja të sëmundjes ☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣‼️

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin