MENU
klinika

Pas dy ditëve në izolim

Rama: Ja si do të vijohet me fashën e orarit

23.03.2020 - 15:25

Pasi vendi doli sot nga një izolim 2 ditor, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të vijohet me fashën e fundit të orarit që u vendos nga qeveria.

Në një intervistë ekskluzive për ‘News24’ Rama tha se fasha e orarit që do të vijojë të jetë në fuqi është ora 05:00 e mëngjesit me orën 13:00.

“Unë nuk e di ku i keni pasur dyndjet. Ne i kemi monitoruar. I kam të dokumentuara në shumicën dërrmuese. Rastet kanë qenë. Por jo shumë. Sot janë marrë realisht masat më tepër seriozitet. Kishin orarin e zakonshëm dhe të gjithë ankoheshin se kishte shumë njerëz në rrugë dhe shumë në dyqane. Vumë dy fasha orarit. Dhe tani kemi arritur në këtë fashë orari. 8 orë për të blere qepë, domate, ilaçe. Apo kush ka nevojë për të bërë kontakte me bankën. Janë shumë. Shumë kush nuk do ta kuptojë se është koha për tu zgjuar dhe në 5 ose në 6, dhe jo të shkojnë në orën 12 atje ku duhet të marrin shërbimin përkatës. Nëse bomba do ishte reale, dhe plasën e bombave do ishin reale dhe avionit mbi kokë do të ishin reale, sdo ishte duke diskutuar njeri se orarin e donte më ndryshe. Do dilte nga shtëpia mundësisht 1 herë në javë,. Duke qenë se nuk janë këto vizuale, dhe armiku është i padukshëm, mobilizimi është i vështirë. 99.9 % e popullit po zbatojnë masat.”, tha Rama.