Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka folur për gjestin e kombit përfaqësuesen e të cilit ai drejton në stol dhe fjalët e kryeministrit Edi Rama, në raportin vëllazëror mes dy shteteve, por ka zbuluar edhe diçka tjetër…
“Ramën e njoh që në kohët e Lazios, më donte te stoli i Shqipërisë. Gjesti i tij ishte i jashtëzakonshëm, jam krenar që udhëheq këtë kombëtare. Eshtë një shembull që duhet përhapur në nivel botëror: një komb më pak i pasur në krahasim me shumë shtete të tjera në Europë që tregoi solidaritet të pakrahasueshëm” – u shpreh Reja.
Sa i përket përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri, Reja shtoi: “Përhapja është kufizuar. Rama, pas rasteve të para, ishte i vendosur të mbyllte gjithçka. Shtetrrethim nga ora 13:00 deri te dita e nesërme, askush në rrugë”.