MENU
klinika

Dalja nga kriza humanitare

Rama: Na duhen edhe disa ditë për planin ekonomik

15.03.2020 - 18:35

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar qytetarët shqiptarë të bëjnë durim deri në daljen e planit ekonomik nga kjo krizë humanitare.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai kujton periudhën e tërmetit dhe thotë se duhet t’i bëjë gjërat hap pas hapi, që të shkojë në destinacion. Ndërsa ka theksuar se për të gjthë ata që ankohen për gjobat se nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte. Sipas Ramës, duhet të kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës.

Status i plotë:

Duke ndjekur komentet tuaja u them të gjithë atyre që pyesin për planin ekonomik të daljes nga kjo krizë humanitare që të bëjnë pak durim! Na duhen edhe disa ditë, ju lutem durim!

Ju kujtoj tërmetin dhe ju përsëris: t’i bëjmë gjërat hap pas hapi që të mund të shkojmë në destinacion! Kini besim se çfarë është në mundësitë e kësaj toke, nuk do të mbetet pa u bërë!

Ndërsa kujt ankohet për gjobat e rënda të aktit normativ i them se gjobat nuk janë për popullin, po për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, po për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij!

Sa për një shembull: shkeljet sot kanë qenë afër zeros!

Të vazhdojmë siç e kemi nisur, të bëjmë durim, të mos kërkojmë në një situatë lufte të zgjidhim brenda tre ditësh, të gjtha problemet e pasluftës!

Frikë aspak, kujdes po!