MENU
klinika

"Mos lëvizni, nuk do iu penalizojë qeveria greke"

Rama njoftim për shqiptarët në Greqi me leje 90 ditore

31.03.2020 - 17:16

Kryeministri Edi Rama jep një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shqiptarë, që kanë shkuar në Greqi me leje 90 ditore dhe që tashmë iu mbaron kjo leje e duhet të kthehen në atdhe, por që kufiri është mbyllur nga koronavirusi.

Rama shkruan në “Facebook” se qeveria greke nuk do t’i penalizojë këta shqiptarë për shkelje të pavullnetshme të afatit të qëndrimit.

“MIQ QË JENI NË GREQI ME LEJE 90 DITORE! QEVERIA GREKE NUK DO T’JU PENALIZOJË PËR SHKELJE TË PAVULLNETSHME TË AFATIT SI PASOJË E MBYLLJES SË KUFIRIT!

KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR PRANDAJ QËNDRONI PA LËVIZUR, MBRONI VETEN DHE FAMILJET TUAJA?”, shkruan Rama.