MENU
klinika

Bashkë me lutjen e mjekëve të Infektivit

Rama poston videon nga Italia: Shikoni çfarë i gjen të pabindurit

20.03.2020 - 20:41

Kryeministri Rama vijon që të sjellë pamje dramatike nga Italia për të ndërgjegjësuar shqiptarët që të mos dalin pa arsye nga shtëpia, por edhe në momentin që vendosin që dalin të respektojnë distancën dhe masat.

? HAPINI SYTË E VESHËT DHE SHIKOJENI E DËGJOJENI VETË, SE ÇFARË I GJEN ATA QË NUK DUAN TA MARRIN VESH NË KOHË QINDIN QË TË PUNON KY ARMIK QË PO LUFTOJMË! DHE KU? NË BERGAMO! NJË NGA SPITALET MË TË FAMSHËM TË EUROPËS! ZOT NA RUAJ?*Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 20. März 2020

“Hapini sytë e veshët dhe shikojeni e dëgjojeni vetë, se çfarë i gjen ata që nuk duan ta marrin vesh në kohë qindin që të punon ky armik që po luftojmë! Dhe ku? Në Bergamo! Një nga spitalet më të famshëm të Europës! Zot na ruaj. Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video” shkruan Rama.

Gjithashtu, pak më parë kryeministri ka publikuar edhe mesazhin e mjekeve të Infektivit, i kthyer në një spital COVID-19 të cilët bëjnë apel që të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

? MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI! ? KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT! ? NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 20. März 2020

Rama shkruan se mjekët e Infektivit janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë.

Pak pas këtyre videove, Rama zgjodhi te shperndante videon e një pacienteje nga Londra, 39 vjeçe, e cila tregon eksperiencën e saj të hidhur nga krevati i një spitali, ndërsa merr frymë përmes një tubi oksigjeni.

? 39 VJEÇ ? NË LONDËR? SHIKOJENI DHE DILNI XHIRO NESËR SE DO JETË KOHË E BUKUR?

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 20. März 2020

MESAZHI I RAMËS
? 39 VJEÇ
? NË LONDËR
? SHIKOJENI DHE DILNI XHIRO NESËR SE DO JETË KOHË E BUKUR?