Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga sot qytetarët shqiptarë do të kenë në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar me të, por edhe me ministrat.
Platforma është publikuar nga vetë kryeministri në faqen e tij në Facebook. Sipas Ramës, një skuadër e platformës së bashkëqeverisjes do të transmetojë çdo shqetësim tek vet ai, por dhe tek ministrat.
Postimi i plotë i Ramës
KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE
NGA SOT JU KENI NË DISPOZICION NJË KANAL EMERGJENCE PËR TË KOMUNIKUAR DREJTËPËRDREJTË ME MUA DHE ÇDO MINISTËR, DUKE PËRDORUR AJFONIN APO KOMPJUTERIN TUAJ, DUKE E ADRESUAR HALLIN TEK www.shqiperiaqeduam.al
SKUADRA SPECIALE E PLATFORMËS SË BASHKËQEVERISJES ËSHTË NË DISPOZICION PËR TË TRANSMETUAR ME SHPEJTËSI ÇDO SHQETËSIM TUAJIN TEK UNË E MINISTRAT, QË DO TË LËVIZIM ME SHPEJTËSI PËR ZGJIDHJEN E ÇDO HALLI TË MUNDSHËM
KINI BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM