Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë nismën e stacioneve radiofonike në kuadër të Covid-19.
Mësohet se më shumë se 100 stacione radiofonike në të gjithë Europën kanë vendosur në të njëjtin orar himnin e Liverpul-it “Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”.
Ndër të tjera gazetarët kanë theksuar se të gjithë duhet të bëjnë atë që munden për të mposhtur këtë krizë të krijuar nga koronavirusi.
Muzika është dëgjuar në 31 shtete të Europës si në: Hollandë, Curacao, Luksemburg, Gjermani, Spanjë, Austri, Belgjikë, Mbretërinë e Bashkuar, Estoni, Bullgari, Finlandë, Letoni, Sllovaki, Rumani, Gjeorgji, Portugali, Poloni, Turqi, Zvicër, Danimarkë, Irlandë, Francë, Qipro, Bosnja, Hercegovina, Norvegjia, Sllovenia, Italia, Moldavia, Mali i Zi, Suedia dhe Republika Çeke.