Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të dy qytetarëve, të cilët kanë thyer urdhrin e qëndrimit në shtëpi.
Ai ka publikuar në “Facebook” një video, ku shfaqen policët në front me koronavirusin.
Sipas Ramës, bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv dhe nesër do të jetë akoma më mirë.
Kujtojmë që sot policia ndëshkoi me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta pa ndonjë arsye apo emergjencë.
? SOT SHUMË MË MIRË SE JAVËN E SHKUAR NË RESPEKTIMIN E RREGULLAVE NË BËRJE PAZARI E NË LËVIZJEN NË RRUGË? POLICIA E SHTETIT KA KRYER NJË SËRË ARRESTIMESH TË TË PABINDURVE DHE BASHKËPUNIMI POLICI-USHTRI NË KONTROLLIN E RRUGËVE KA QENË POZITIV? NESËR MË MIRË AKOMA, PADISKUTIM!
Gepostet von Edi Rama am Montag, 23. März 2020
Statusi i plotë:
Sot shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë.
Policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv.
Nesër më mirë akoma, padiskutim!