28.03.2020 - 22:26
Spanja ka regjistruar sot një rekord të zi viktimash nga koronavirusi teksa 832 persona ndërruan jetë vetëm 24 orët e fundit.
Siç ishte paralajmëruar Spanja tashmë ka intensitetin e Italisë sa i përket viktimave pasi tek kjo e fundit në 24 orët e fundit 889 persona ndërruan jetë, një shifër e afërt me atë të Spanjës.
Sa i përket të prekurve, Spanja regjistroi 8 mijë më shumë sot po aq sa Italia duke e çuar në 72 mijë persona të prekur totalin.