MENU
klinika

Turneu i famshëm i tenisit

“Roland Garros” vihet në dyshim për këtë vit

16.03.2020 - 14:41

Pas pezullimit në momentin e fundit të turneut Masters të Indian Wells drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) kanë marrë vendimin për të pezulluar për 6 javë të gjitha eventet sportive për shkak të coronavirus.

Kështu, nuk do të zhvillohen turnetë e Miami, Houston, Marakesh, Montecarlo, Barcelona dhe Budapest (sa për të përmendur disa nga më të rëndësishmit). Pra, asnjë ndeshje deri më datën 3 maj 2020. Në rrezik edhe grand slam i Roland Garros, që nis më 24 maj.

“Ne po monitorojmë situatën”, thanë drejtuesit e ITF-së. Ky pezullim i gjatë mbyll para kohe turnetë në fushat me çimento, por anulon edhe një pjesë të mirë të turneve në fushat me dhè, që nisin në fillim të prillit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN