MENU
klinika

Përgjigjet mjeku endokrinolog

“Së fundmi po humbas shikim, sheqerin e kam…”

12.03.2020 - 21:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam 56 vjeç, jam kontrolluar te një mjek para dy vitesh dhe më ka kërkuar t’i bëj anailzat. I kam bërë dhe ka dalë që kam sheqer dhe yndyr në gjak, që nga ajo kohë përdor Metformin 850 mg dhe Glibenklamid por kohët e fundit kam filluar të humb edhe shikimin dhe një ditë e kontrollova sheqerin më doli 21. Tani këto kohë as ilaçet spo më ndikojnë ndaj po ju shkruaj se a mundeni të më jepni ndonjë këshillë apo të më orientoni te ndonjë mjek që mundet të më ndihmojë apo kam problem me sytë e cila nuk lidhet me sheqerin?

Përgjigjet mjeku endokrinolog: Së pari duhen bërë analizat: hemogrami, analizat biokimike ku përfshihen lipidogrami dhe hepatogrami, të bëhen 4 matje të glikemisë: një esëll para mëngjesit, një 2 orë pas mëngjesit, 2 orë pas dreke , 2 orë pas darke për 2 ditë me radhë dhe HbA1C . Nëse rezultatet e analizave na lejojnë dhe në bazë të matjeve të glikemisë e caktojmë terapinë orale por nëse analizat biokimike nuk e lejojnë duhet të kaloni në terapi insulinike. Gjithsesi duhet të bësh një kontroll te Oftalmologu dhe me rezultatet e analizave të paraqitesh te Endokrinologu për përcaktimin e vazhdimit të terapisë orale ose insulinike nëse ka nevojë. Po ashtu dhe ordinimin e terapisë shtesë- varet prej rezultatit të analizave si dhe dietën diabetike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN