MENU
klinika

Çfarë përfshijnë masat?

“Paketa e solidaritetit”/ BERZH ndan 1 miliardë dollarë për rajonin

16.03.2020 - 11:32

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka miratuar paketën e re të masave për 38 vendet e rajonit, mes të cilave edhe Shqipëria, për t’i bërë ballë impaktit të Covid-19 në ekonomi. Masat e reja prekin një vlerë prej 1 miliardë dollarësh. Sipas institucionit huadhënës ky është vetëm fillimi i një programi mbështetës për këto vende.

Paketa e masave emergjente do t`i drejtohet kryesisht klientëve ekzistues dhe veçanërisht bizneseve të vogla dhe të mesme. Masat do të përfshijnë mundësinë e ristrukturimit të kredive ekzistuese, mundësinë e shtyrjes në kohë të maturimit të tyre si dhe mundësinë e ndryshimit të kushteve të tjera apo edhe mundësinë për të disbursuar në monedhën vendase.

Paketa e ndihmave vjen pas një investimi prej rreth 10 miliardë dollarësh të bankës në rajon gjatë vitit të kaluar. Banka pret që vendet e rajonit të dëmtohen nga shpërthimi i Covid-19, tashmë në përmasat e një pandemie, sidomos në terma të prodhimit ekonomik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të ndihmojnë me 37 milionë dollarë 25 vendet e prekura nga COVID-19, mes të cilave është edhe Shqipëria. Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.

“Ky angazhim, së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerika, tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”,- tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një program lehtësues prej $700 mld dhe...

CNBC/ Çfarë do të bëjë FED kundër COVID-19?

16 shkeljet që ndëshkohen me gjobë

Zbardhet Akti Normativ për masat kundër COVID-19